”Trafikim me njerëz”, paraburgim për dy persona

 

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj N.M dhe A.M., pasi që të njëjtët akuzohen për ”trafikim me njerëz”.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Ferizaj, ku kjo e fundit përmes një komunikate ka treguar se e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve.

”Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar faktin se të pandehurit dyshohen se nga muaji tetor 2020 në një lokal në Shtime, pas zbatimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit – përgjimit të telekomunikimeve për të pandehurit N.M dhe A.M., janë siguruar të dhënat të rëndësishme, se me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror për vete, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve përmes rekrutimit, transportimit, strehimit të viktimave, të miturës E.A. dhe madhoreve A.L. Xh.L R.R. L.R. dhe M.R., të cilat i kanë të punësuara si kamariere në këtë lokal, në atë mënyrë që të njëjtat i shfrytëzojnë me qëllim të prostitucionit, duke i joshur klientët dhe shoqëruar të njëjtit nëpër tavolina të lokalit, e më pas duke bërë marrëveshje me ta që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave në shuma të ndryshme, e të cilat para më pas të pandehurit i përvetësojnë për vete, ku i pandehuri N..M. ka pas kontakt me të dëmtuarën E.A. duke e marrë me veturë nga shtëpia dhe duke e transportuar në Shtime në një banesë, ndërsa i pandehuri A.M. ka transportuar rekrutuar, transportuar, strehuar të miturat V.H. L.S dhe E.S., në të cilin lokal kanë bërë marrëveshje me klient të tjerë për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndërkaq, Gjykata vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me KPPRK-në, duke vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer kjo vepër penale, andaj ekziston rreziku real dhe potencial, se po që se të njëjtit të gjendeshin në liri, mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale. Kështu që, me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button