Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë Agim Nuhiu në një intervistë përmes telefonit në Fresh Air, ka dhënë mendimin e tij për ngjarjet e mbrëmshme

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë Agim Nuhiu në një intervistë përmes telefonit në Fresh Air, ka dhënë mendimin e tij për ngjarjet e mbrëmshme

Ministri deklaroi se Policia e Maqedonisë nuk ka reaguar në mënyrë efikase dhe të shpejtë. Nuhiu tregoi se është dashur të bëhet presion që policia ta marrë situatën në dorë dhe të sigurojë daljen e deputetëve nga kuvendi.

Ministri bën të ditur se ka urdhëruar një kontroll të brendshëm për të kuptuar se ku ishte pengesa në zingjirin komandues, dhe për të kuptuar se pse policia në fillim nuk ka vepruar në mënyrë adekuate, shkruan rtv21.tv.

Ministri tha se detajet tjera do të bëhen të ditura në një konferencë shtypi që do të mbahet më vonë. Videon e intervistës së shkurtër mund ta ndiqni në vazhdim:

/21Media