Kaloni te përmbajtja kryesore

Të shtëna me armë në Mitrovicë

Mbrëmë është raportuar për të shtëna nga armë zjarri në Mitrovicë. Lidhur me rastin, një 42 vjeçar i dyshuar është intervistuar nga Policia, pasi dyshohet se ai ka shtënë me armë të enjten mbrëma.
“Me datë 14.07.2022, rreth orës 21:52, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit. Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën “Emin Duraku” Shipol është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një revole me gas, një karikator dhe gjashtë (6) fishek me gas. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. P., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “përdorim i armës” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button