Arrestohet një person që vodhi disa palë atlete në një banesë në Gjilan

Është arrestuar dje një person në Gjilan, pasi në një banesë kolektive kishte arritur të vjedhë disa palë atlete të brendeve të ndryshme.
“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 07.07.2022 ka iniciuar rastin ‘Vjedhje’. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara me datën 14.07.2022 në bashkëpunim me qytetarët ka arritur që të arrestoj në flagrancë të dyshuarin Kosovar Rom R.A. (1973) me banim në Prishtinë, i cili në një banesë kolektive kishte arritur që vjedhë disa palë atlete të brendeve të ndryshme”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Gjatë intervistimit është arritur që të sigurohen prova të mjaftueshme se i dyshuari ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin Gjilanit. Gjërat e vjedhura të konfiskuara nga i dyshuari i janë kthyer pronarëve legjitim.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button