Të shtëna me armë në një supermarket në Virgina, të paktën 7 të vdekur

7 persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi në një supermarket në Chesapeake, në Virgina të ShBA-së.
Sipas njoftimit të Policisë, një person i armatosur që besohet të jetë menaxheri, ka hapur zjarr në Walmart.
Ai më pas është vetvrarë.
Zëdhënësi Leo Kosinski tha se të shtënat besohet të kenë ndodhur brenda dyqanit dhe se i dyshuari ka vepruar i vetëm.
Një zëdhënës i Spitalit të Përgjithshëm Sentara Norfolk u citua nga stacioni televiziv lokal WAVY-TV duke thënë se pesë persona të lënduar po trajtohen atje.
Sulmi i së martës në mbrëmje vjen vetëm disa ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate LGBT në shtetin amerikan të Kolorados, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 17 të tjerë./21Media

Back to top button