Të shtëna me armë në Podujevë, plagoset një person

Sonte rreth orës 20:00 në Podujevë janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar se nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar në QKUK.
“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./21Media

Back to top button