Të shtëna me armë në Prishtinë

Sonte rreth orës 21:30 ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se kanë ndalë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dhesekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, përfundoi ai.

Back to top button