Të shtëna me armë zjarri në një aheng, plagoset një person 

Mbrëmë rreth orës 23:00 Policia në Rahovec ka pranuar informatë se në një aheng familjar janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, teksa ka bërë të ditur se i plagosuri po trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës,
“Në cilësinë e provave materiale është konfiskuar një pistoletë prodhim turk me një karikator dhe katër gëzhoja të kalibrit 9mm. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”:, thuhet në komunikatën e Policisë./21Media 
Back to top button