Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

 

 

 

Sonte rreth orës 21:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk pasur persona të lënduar.

Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre./21Media

Back to top button