Të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok

Të shtëna me armë janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në veri të Mitrovicës, në afërsi të fshatit Bube në Zubin Potok.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube që gjendet në zonën kufitare Mitrovicë Veri, janë dëgjuar disa të shtëna me armë”, ka njoftuar Kelani.
Kelani ka thënë se të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë.
Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprimet e saja policore./21Media

Back to top button