Të shtënat në Prishtinë, Polici përdori armën për të ndaluar të dyshuarin

Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë një person të kërkuar, L.K. (i lindur në vitin 1996), i cili gjendej në një veturë në momentin e ndërhyrjes.
Sipas Policisë, i dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritur të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare. Personi i dyshuar ka arritur të largohet duke shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale.
”I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritë të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare. Personi i dyshuar ka arritë të largohet duke shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, ka thënë Policia.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?