Kaloni te përmbajtja kryesore

Haxhiu: Do të vazhdojmë komunikimet edhe me deputetët e tjerë nëse kanë vullnet me qenë pjesë e qeverisë

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas konstituimit të Kuvendit do të vazhdojnë me formimin e qeverisë së re.

Ajo ka theksuar se janë të hapur për koalicion me partitë e tjera, përveç Listës Serbe dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Edhe përkundër faktit që vendimi i Gjykatës Kushtetuese thotë që janë 13 ditë për konstituim, ishin të vetëdijshëm PDK-ja, sot sërish tentuan të pengojnë konstituimin. Ne do të fillojmë me procedimin e emrit te mandatarit tone, kryeministrit Kurti. Kryeministri Kurti është personi më i votuar ndonjëherë. Ne do të vazhdojmë komunikimet edhe me deputetët e tjerë nëse kanë vullnet me qenë pjesë e qeverisë. Mund të ketë deputet që janë nga grupet parlamentare apo subjektet e tjera politike. Ka pasur përpjekje me LDK-në. Ka pasur vullnet që të kemi koalicion me Nismën por s’kanë pas vullnet”, ka thënë ajo para mediave.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button