Të shtunën pritet të zhvillohet derbi i madh në hendboll mes Kastriotit dhe Rahovecit

Të premten dhe të shtunën pritet të luhen ndeshjet e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Federata e Hendbollit ka bërë të ditur se ndeshja e parë do të luhet të premten nga ora 19:00, e cila vë përballë Deçanin dhe Trepçën.

Ndërsa të shtunën do të zhvillohet derbi i madh mes Kastriotit dhe Rahovecit me fillim nga ora 19:00, ku këto të dy skuadra synojnë trofetë e këtij edicioni garues.

“Rahoveci është i pandalshëm këtë edicion. Ka fituar të gjitha 16 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 32 pikë. Por “vreshtarët” pritet të sfidohen seriozisht në palestrën “Bill Clinton” të shtunën mbrëma. Kastrioti ka bërë përforcime të shumta në afatin kalimtar të janarit dhe ka shpallur kandidaturë për titull kampioni. Ndeshja pritet të jetë e fortë dhe dramatike deri në fund”, ka shkruar Federata e Hendbollit në “Facebook”.

Ndërsa, të shtunën do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera. Vushtrria e Prishtina takohen prej orës 15:00 në kryeqytet, ndërsa Vëllaznimi e Besa Famgas luajnë prej orës 19:00 në Gjakovë./21Media

Back to top button