VV: Nuk bëjmë koalicion me parti që e kanë shkatërruar kryeqytetin u themi jo LDK-së e PDK-së
Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka deklaruar se nuk janë të sigurt nëse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë shkëputur 100 për qind koalicionin në kryeqytet.
Shef i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla tha se VV-ja nu bën koalicion me parti që e kanë shkatërruar kryeqytetin, u themi jo LDK-së e PDK-së”, ka thënë ai.
“Shumica e drejtorëve janë prej LDK-së. Te ndërmarrjet publike s’ka ndonjë risi. Ato vazhdojnë të qeverisen nga LDK-ja e PDK-ja me nga katër secila. Si pasojë e kësaj mjegulle, Kuvendi Komunal është i bllokuar, nuk mbledhje dhe shumicë parlamentare. Kësisoj, kanë ngecur edhe zgjidhjet e problemeve. Nuk jam i sigurt nëse janë ndarë 100 për qind LDK-ja e PDK-ja. Nuk bëjmë koalicion me parti që e kanë shkatërruar kryeqytetin, u themi jo LDK-së e PDK-së”, ka thënë ai.