”Të vendoset afati për përfundimin e Dialogut me Serbinë”
Hoti tha se gjatë mandatit të tyre ka pasur rritje ekonomike më shumë se sa në qeverisjet e kaluara
Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti sot në kuadër të forumit ”Fol Hapur” foli për çështje të ndryshme në lidhje me ekonominë e vendit dhe në përgjithësi për gjendjen politike në vend.
Hoti ndër të tjera tha se shpejt duhet të unifikojnë tregun e energjisë me Shqipërine, për të cilën tha se është shtylla e parë sa i përket performancës.
Lidhur me bashkimin e Atk-së me Doganën, Hoti tha se ky është hapi i parë i mbledhjes së TVSH-së, por këtë çështje tha se nuk kanë për këtë tha se nuk janë pajtuar partnerët e koalicionit.
Gjatë mandatit të tyre, Hoti tha se ka pasur investime të huaja 3 ose 4 fish më shumë se sa në qeverisjet e kaluara, por që tha se ka pasur pengesa nga problemet e ndryshme që kanë ndodhur në Kuvend, etj. ”Po të shkojke ky mandat deri në fund, ne do t’i pëmbushnim të gjitha. Kjo qeveri është cilësuar si Qeveria më reformatore e në Evropën Juglindore”, tha Hoti.
I pyetur se nëse zgjidhet kryministër a do t’i vazhdojë proceset si Demarkacioni me Malin e Zi apo Dialogu me Serbinë?, Hoti tha se zotohen që do të jenë të kujdesshëm dhe se do ta mbrojnë çdo pëllëmbë të vendit. ”Është temë e vështirë lidhet me liberalizmin, ju garantojmë që në muajt e parë do të publikojmë platformë, do të diskutojmë me partitë opozitare në kuvend. Duhet të krijohet konsensusi mes partive. Zotohemi që kemi i involvu të gjithë në zjedhje të këtij problemi”, tha Hoti.
Ndërsa, sa i përket dialogut me Serbinë, kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, tha se dialogu duhet të koordinohet dhe udhëhiqet nga kryeministri, duke shtuar se dëshirojnë platformë të re që t’i zgjidhë etapat e rëndësishme që të krijohet stabilitet në vend. Ai po ashtu tha se duhet të vendoset afat kohor se kur do të kryhet ky proces.
Ndër të tjera, Hoti tha se gjatë mandatit të tyre, rritja ekonomike e vendit është rritur pë 4%, ndërsa rritja e të hyrave buxhetore për 16%, derisa tha se deri në fund të mandatit planifikojnë normë ekonomike deri në 7%./21Media