Teatri Kombëtar i Kosovës fillon vitin me një program dinamik
23 janari do të shënojë premierën e parë për vitin 2023 në Teatrin Kombëtar të Kosovës(TKK).
“Fausti”, një shfaqje nga Fadil Hysaj, bazuar në “Faustin” e Gëtes e të Marllos, është bashkëpunim mes tre teatrove, përfshirë atë të Gjilanit dhe të Prizrenit.
Përgjatë dy javëve të fundit të janarit, do të shfaqen gjithashtu “Gratë”, “Molly” dhe “Club Albania”. Dy të fundit do të kenë edhe reprizat e tyre, po këtë muaj./21Media