Punëtorët Teknik Privat kërkojnë votimin e Trustit: Ne marrim 250 euro, ju s’dini çka është varfëria

Punëtorët Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës i kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë pro tërheqjes së së mjeteve nga Trusti Pensional.
“Duke u nisur nga gjendja e rëndë socio-ekonomike ,nga inflacioni i lartë , varfri e përcjellë edhe
nga periudhat e kaluara , nga kredit e rënda që s’po mund ti a dalim ti shlyejmë , nga pagat sa
për t’i thënë pagë ,qe as për një javë s’po na mbulojnë , duke u nisur nga ajo se nga ky popull
dhe më mirë të themi shumica e punëtorëve të sektorit privat ju votuan me bindje se ju do ti mbroni interesit e tyre ligjore më mirë se të tjerët , ju bëj apel pozitë e opozitë që ta votoni
ligjin për ndarjen e 30% të trustit .s pakut njëherë pas dy vitesh bëhuni të sinqertë me
punëtorët e sektorit privat të Kosovës dhe votoni këtë ligj.”, thuhet në kërkesën e Federatës Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës.
Kjo federatë ka radhitur arsyet për të cilat thonë se pozite e opozitë duhet ta votojnë këtë projektligj
“Për dy vite: S’kemi ngritje të pagës minimale, S’kemi marrëveshje kolektive
S’kemi gjykatë të punës, Deri sa punëtorëve të sektorit publik ju ndat stimulim për inflacion, neve jo
Punëtorët shëndetësor morën stimulim për rrezikshmëri në punë nga kovidi ,shumë punëtorë
të sektorit privat punuan bashkë në një vend , ne nuk u stimuluam.”, thuhet në njoftim.
Sipas Federatës Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës.
Vota pro nesër do të jetë përcaktuese se votat e marra në zgjedhjet e fundit ,
vërtet ishin vota për përmirësimin e kushteve të punëtorëve “ashtu siç ju premtuat”.
“Një punëtorë dje tha ,ata që se votojnë ndarjen e trusti ju thafshin gishtat , ne marrim vetëm
nga 250 euro edhe ma pak, e jo si pushtetarët qe s’din nga sa i marrin , dhe këta s’ din qa është varfëria”, përfundon komunikata./21Media

Back to top button