Teatri Kombëtar publikon orarin e shfaqjeve për muajin prill

Teatri Kombëtar i Kosovës ka publikuar orarin e shfaqjeve për muajin prill.
Sipas njoftimit, këtë muaj do të jepen shfaqjet “Patrick Le Chinois”, “Kuartet”, “Romeo dhe Zhulieta”, “La Rrem”, “Dashnori”, “Muslimani”, “Zgjimi i Pranverës”, “Bisha në Hënë”.
Muaji prill nis me “Patrick Le Chinois” dhe mbyllet me “Romeo dhe Zhulieta”.
Sipas njoftimit të TKK-së, “Patrick Le Chinois” shfaqje mysafire e komedianit francez Patrick Veisselier, vjen në Kosovë me kërkesë të producentit Hazis Vardar.
Kjo komedi do të udhëtojë në tre teatro shqipatre, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Kombëtar i Tiranës dhe Teatri Shqiptar i Shkupit.
“Me datën 01 prill 2022, në ora 19:00, ipet shfaqja mysafire, Komediani francez Patrick Veisselier, i njohur Patrick le Chinois (Patrick Kinezi) pas turneut botëror nga Parisi në Pekin, me iniciativë të producentit me origjinë shqiptare Hazis Vardar sjell komedinë e tij në Ballkan në tre teatro shqiptare.  31 mars në Teatrin Kombëtar të Tiranës 1 prill në Teatrin Kombëtar të Prishtinës dhe 2 prill në Teatrin Shqiptar Shkup”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button