Teatrit ”Dodona” i bashkangjiten 5 aktorë të rinj

 
Sot në Teatrin ”Dodona” janë pranuar pesë aktorë, të cilët i kanë nënshkruar edhe kontratat.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka theksuar se ”pas konkursit për pranimin e pesë aktorëve të rinjë në teatrin ”Dodona”, i pranishëm edhe drejtori i Teatrit të Qytetit ”Dodona”, Visar Krusha, mikpritëm aktorët e përzgjedhur: Molikë Maxhuni, Arta Lahu, Vjosë Tasholli, Leonit Maloku dhe Ermal Sadiku”.
Teatri Dodona deri më tani ka pasur vetëm katër aktorë rezidentë, kurse pas këtij konkursi numri i përgjithshëm i aktorëve është nëntë.
”Ndonëse nuk është e mjaftueshme për nevojat e teatrit të qytetit, gjithsesi është një lajm i mirë që pesë aktorë po i shtohen trupës rezidente të teatrit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim që në të ardhmen ky numër të plotësohet dhe në minimum të arrijmë në njëzet aktorë”, është shkruar tutje në postimin e Ahmetit./21Media

Back to top button