Përralla pa pagesë për më të vegjlit

Programi për dëgjimin e përrallave nga të vegjlit do të jetë në gjuhën shqipe

TEB Sh.A. dhe Telekomi i Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për lansimin e një programi për dëgjimin e përrallave nga të vegjlit.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori gjeneral i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa dhe Orcun Ozdemir, drejtor menaxherial i TEB Sh.A.

Agron Mustafa, tha se kjo nuk është hera e parë që me TEB Bankën bashkëpunojnë në projekte të ndryshme, ndërsa theksoi se ky është promovimi më i veçantë pasi që siç tha ai, u dedikohet fëmijëve.

Drejtori menaxherial i TEB Sh.A. Orcun Ozdemir, u shpreh se si baba i dy fëmijëve që është, ndjen kënaqësi për projektin që kanë arritur të sjellin në bashkëpunim me Vala-n.

Programi për dëgjimin e përrallave nga të vegjlit do të jetë në gjuhën shqipe.

Back to top button