Tebas kritikon Mbappen për veprimin e fundit

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka kritikuar vendimin e Kylian Mbappe për të qëndruar në PSG këtë verë, duke këmbëngulur se Liga 1 nuk është konkurruese.
Mbappe ishte qendra e një prej sagave më të mëdha të transferimeve të epokës moderne përpara se të vendoste një kontratë të jashtëzakonshme me PSG-në, duke e mbajtur atë në kryeqytetin francez deri në vitin 2025.
Shumë kritika janë drejtuar ndaj Mbappes pas vendimit.
Kur u pyet nëse ligës spanjolle i mungonin lojtarë si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e Kylian Mbappe, Tebas tha se “nëse shikojmë klubet ku janë, shohim se këto janë klube që po derdhin para”.
“Natyrisht, do të kishim dashur që ata të vinin, por ata nuk ishin aty as vitin e kaluar, Mbappe qëndroi në një kampionat që nuk është konkurrues”, ka thënë Tebas./21Media

Back to top button