”Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë”

Dritëro Agolli ishte poet dhe autor këngësh shumë i njohur, shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kishte lindur në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në shkollën ”Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku edhe kishte bërë sprovat e para letrare.
Në vitet 1952 – 1957 ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Letersisë të Universitetit të Leningradit. Në vitet 1957 – 1972 ka punuar si redaktor e gazetar në të përditshmen ”Zëri i popullit” .
Ndërsa, në vitet 1973 – 1992 ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Dritëro Agolli ishte një nga figurat qendrore të poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishem të brezit të viteve 1960-ta./21Media
Poezi nga Dritëro Agolli
Tek e ëma
Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.
Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.
Ah, tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.
Një mëkat, që ndofta s’lahet kurrë,
Shkon e lan, ku nëna fle nën gurë…

Back to top button