Telaku e Beka vazhduan garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Notarët nga Kosova, Alush Telaku dhe Vanesa Beka, vazhduan garat sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Telaku garoi në 200 metra delfin, ku e mbylli garën në vendin e gjashtë, aq sa ishin garues, me kohë 2:13.84 minuta.
Kurse Beka garoi në disiplinën 50 metra bretkosë dhe doli e pesta, aq sa ishin garues, me kohë 37.14 sekonda.
Vanesa Beka është  15-vjeçare dhe garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku garoi me seniore, do të jenë përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare.
Telaku garon edhe nesër në 100 metra delfin, ku do të mbyllet edhe garimi i ekipit tonë në Oran./21Media

Back to top button