Temperatura të larta gjatë dy ditëve të ardhshme

Dy ditëve në vijim pritet që të ketë temperatura të larta deri në 31 gradë Celsius, njofton Instituti hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
Sipas IHMK-së Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimit me shpejtësi 1-7m/s.
“Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. Reshje më të theksuar priten kah fundi i javës dhe fillimi i saj.”, thuhet në njoftim.
Paraprakisht bëhet e ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm , me diell dhe vranësira të cilat vende –vende mund të sjellin reshje të izoluara shiu.
“Në vise të larta parashihet të kemi inverzion në fushat termike gjë që temperaturat minimale atje parashihen të jenë më të larta se në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa temperaturat maksimale vazhdojnë të jenë më të ulëta si zakonisht .”, njofton IHMK./21Media

Back to top button