Trupat ruse pushtojnë qytetin e Svitlodarsk në Donetsk

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Svitlodarsk në distriktin Bakhmut të rajonit Donetsk të Ukrainës, sipas zyrtarëve ukrainas dhe Republikës Popullore të Donetskut – një zonë e kontrolluar nga rebelët në Ukrainën lindore, e formuar nga separatistët pro-rusë.
Ushtria ruse hyri në qytet herët këtë mëngjes, tha kreu i administratës ushtarake të Ukrainës Svetlodar, Sergei Goshko, për një radio ukrainase, transmeton rtv21.tv.
“Ata janë duke e varur leckën e tyre në ndërtesën administrative”, tha Goshko, duke iu referuar flamurit rus.
Para fillimit të luftës, Svitlodarsk kishte një popullsi prej 11,000 njerëz./21Media

Back to top button