Temperaturat deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.
Riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, por edhe në viset e ulëta, kryesisht në anën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë celsius.
Sipas IHMK-së, indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s./21Media

Back to top button