Temperaturat deri në 36 gradë Celsius, kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës informoi se nesër do të mbajë mot me diell dhe vapë.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius.

Sipas institutit, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare drejtimesh të ndryshme.

Ndërsa, të premten, sipas parashikimeve do të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm, me diell dhe vapë.

“Në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ndërsa masimalet për 2-3 gradë parashihen të kenë ulje. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17 për shkak të indeksit UV shum të lartë, respektoni udhëzimet e IKSHP.”, informoi IHMK.

Edhe vikendi parashihet me temperatura të larta, ngjajshem me të ditës së enjte.

Back to top button