Ten Hag përjashton mundësinë për transferime në janar për United

Erik ten Hag ka insistuar se ai është i lumtur me skuadrën e tij te Manchester United , dhe po iu beson lojtarëve të lënduar që kur të rikthehen ata do ta përforcojnë klubin e tij.

United pret që ta kalojë në qetësi merkaton e janarit, me klubin që është i fokusuar në shitjen e dyshes, Jadon Sancho dhe Donny van de Beek.

Sidoqoftë, një numër i konsiderueshëm i lojtarëve do të rikthehen në aksion, përfshirë këtu Casemiron, Lisandro Martinez, Mason Mount, Harry Maguire dhe Tyrell Malacia.

I pyetur në mundësinë për të bërë transferime, Ten Hag tha: “Jam i lumtur me skuadrën aktuale. Kur të rikthehen lojtarët, ne do të kemi një skuadër të mirë. Jam i sigurt që kur të gjithë lojtarët të rikthehen, Casemiro, Martinez, Mount, ne do të jemi më të fortë pas merkatos”

Back to top button