Tension në Kapitol, Trump thërret për qetësi

 

Policia në Kapitolin e SHBA-së të mërkurën u përgjigj me armë dhe gaz lotsjellës ndërsa tufat e protestuesve u sulën dhe kërkuan të detyronin Kongresin të zhbënte humbjen e zgjedhjeve të Presidentit Donald Trump.

Ky i fundit, përmes një postimi në Twitter, bëri thirrje për qetësi

“Kërkoj nga të gjithë në (ndërtesën e) Kapitolit të SHBA-së, të qëndrojnë të qetë. Jo dhunë! Mos harroni, ne jemi Parti e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në blu. Faleminderit!”, shkroi Trump në Twitter.

Ligjvënësit ndërprenë seancat.  Mediat e huaja raportojnë se protestuesit janë përhapur kudo në ndërtesën e Kapitolit. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Gjithashtu bëhet e ditur se Nënpresidenti Mike Pence është shoqëruar për në një vend të sigurtë brenda Kapitolit./21Media

Back to top button