​Pas pesë xhirove, kjo është renditja tabelare në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës ka kompletuar edhe xhiron e pestë të edicionit garues 2022/23, edhe pse jo të gjitha skuadrat i kanë zhvilluar të gjitha ndeshjet.
Kryendeshjne e xhiros së pestë ndërmjet Prishtinës dhe Ballkani e fitoi skuadra nga Suhareka me rezultat 1-0, ndeshje kjo e cila u zhvillua të dielën në “Fadil Vokrri”.
Pas pesë xhirove, tabelën e kryeson Gjilani që ka 13 pikë dhe i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet, i ndjekur nga Ballkani me nëntë pikë dhe ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Drita është e treta me tetë pikë kur i ka zhvilluar katër ndeshje, Prishtina ka një pikë më pak në vendin e katërt kurse Malisheva e kompleton pesëshen e pesëshen e parë me gjashtë pikë.
Kjo është renditja e plotë:
Gjilani 13 pikë
Ballkani 9
Drita 8
Prishtina 7
Malisheva 6
Drenica 5
Llapi 5
Ferizaj 3
Trepça ’89 2
Dukagjini 1.

Back to top button