Kaloni te përmbajtja kryesore

Tensione në sallën e gjyqit pas dënimit të Pjetër Shalës

Pjetër Shala ka reagar pasi gjyqtarja e Gjykatës Speciale ka shqiptuar vendimin e njësuar prej 18 vitesh burg për të për disa vepra penale.

Shala pasi është urdhëruar që të ulet pas shqiptimit të dënimit, shihet që bën një lëvizje me dorë dhe vazhdon të flasë.

Pas kësaj dëgjohet teksa reagon ashpër gjyqtarja kryesore duke ia tërhequr vërejtjen Shalës që s’është radha e tij të flasë dhe që s’mund të flasë.

Tension në sallën e gjyqit pas dënimit, gjykatësja i thotë avokatit mbrojtës t’i flasë Pjetër Shalës

Pas kësaj dëgjohet teksa reagon ashpër gjyqtarja kryesore duke ia tërhequr vërejtjen Shalës që s’është radha e tij të flasë dhe që s’mund të flasë.

“Z.Shala s’është radha e juaj të flisni. Z. Shala s’mund të flisni, askush nuk iu dëgjon”, dëgjohet teksa thotë gjyqtarja.

Pjetër Shala më pas vazhdon të flasë edhe përkundër se e kishte të ndalur mikrofonin dhe kjo nxit gjyqtaren e rastit që të udhëzojë avokatin mbrojtës të Pjetër Shalës që t’i afrohet klientit të tij dhe t’i flasë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button