Tensionet me Iranin, amerikanët nuk duan luftë

Ata dënuan sulmin ajror amerikan

Amerikanët nuk dëshirojnë luftë me Iranin. Për ta treguar një gjë të tillë, mijëra qytetarë dolën në rrugët e qyteteve të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, për të manifestuar pro paqes dhe zgjidhjes së konfliktit me diplomaci.

Ata dënuan sulmin ajror amerikan që vrau komandantin ushtarak iranian, Qasem Soleimani.

Gjithashtu, ata kundërshtuan planin e Washingtonit për të dërguar trupa shtesë në Lindjen e Mesme. Manifestime kundër luftës dhe pro paqes u mbajtën në Çikago, Denver, Atlanta dhe New York.

Sipas autoriteteve, pjesëmarrës ishin dhjetëra mijëra qytetarë.

Back to top button