Tensionet në veri, reagon Presidenca

Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të vendit.
Sipas Velës serbët kanë ngritur barrikada në veri me urdhër të Vuçiqit.
“Me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, strukturat ilegale të #Serbisë në #Kosovë kanë ngritur barrikada në disa rrugë në veri. Kjo është një përpjekje flagrante për të minuar sundimin e ligjit në Kosovë. Vuçiq mban përgjegjësinë e plotë për çdo përshkallëzim të situatës në terren. Ai do të dështojë!”, ka shkruar Vela në Twitter./21Media

Back to top button