Tensionet Ukrainë-Rusi, Blinken bisedoi me homologun rus

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken foli në telefon me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, të martën në mëngjes, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit.

Biseda e tyre erdhi pasi Rusia pretendoi se disa trupa po tërhiqen nga kufiri ukrainas. Por, zyrtarët amerikanë thonë se do ta besojnë këtë vetëm kur të shohin prova, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv

Që nga mëngjesi i sotëm, SHBA nuk ka marrë ende një përgjigje me shkrim nga Rusia për Ukrainën pasi SHBA i dha një përgjigje me shkrim Rusisë gati tri javë më parë./21Media

Back to top button