Tentim vrasja në Gjakovë, Policia ka arrestuar dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person L.M., i cili dyshohet për tentim vrasje.
Një person është plagosur mbrëmë në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa Policia ka arrestuar mbrëmë një të dyshuar në lidhje me rastin.
Në vazhdën e hetimeve janë kryer dy kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, dhe më ketë rast janë gjetur dhe dy armë zjarri (armë e gjatë automatike dhe një revole) të cilat janë konfiskuar si provë përcjellëse në rast.
“Motivet e këtij rasti për momentin janë të panjohura”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button