Kaloni te përmbajtja kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Fushë Kosovë, teksa nga ky incident nuk ka të lënduar.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, tha Borovci.
Ai tha se aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button