Tentohet të dhunohet një grua në një motel në Mitrovicë

Është arrestuar një person pasi dyshohet se ka tentuar që ta dhunojë një grua në një motel në Mitrovicë.

Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur të hënë rreth orës 02:10.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një motel ka tentuar ta dhunojë viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./21Media

Back to top button