Tentoi ta shtypë një person me veturë, shpallet në kërkim 23 vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar, pasi ky i fundit ka tentuar të shtypë me makinën e tij një person në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në 6 janar 2022 në rrugën ”Veledin Kollozi”, ku ai ka kanosur shtetasin E. A., tentuar ta përplas me automjetin e tij, shkruan ora news.
”Policisë Vlorë bënë shpalljen  në kërkim të shtetasit E. J., 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, sepse më datë 06.01.2022, në rrugën “Veledin Kollozi”,  ka kanosur shtetasin E. A.,  duke tentuar ta përplas me automjetin e tij. Vijon puna për kapjen  e tij”, bëhet e ditur nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button