Tentoi të martohet me dhunë më një grua, arrestohet dhe i konfiskohet një armë

Policia e Kosovës njofton se të hënën rreth orës 21: 00 ka arrestuar një person pasi që dyshohet se ka tentuar që të martohet me një grua nga Kosova me shtetësi të huaj pa dëshirën e saj.
“Viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?