Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga tërmeti në Hatay të Turqisë

(Lajm i përditësuar)
Ka shkuar në 6 numri i personave që humbën jetën nga tërmetet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 që ndodhën në lagjet Defne dhe Samandag të Hatay mbrëmë.
Mediat turke raportojnë se vijon trajtimi i 294 të plagosurve, 18 prej tyre në gjendje të rëndë.
08: 23-Tërmete të reja vdekjeprurëse bllokojnë njerëzit nën rrënoja në Turqi
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë edhe një herë për njerëzit e bllokuar nën rrënoja në Turqi pasi dy tërmete të reja goditën vendin, duke vrarë të paktën tre persona.
Lëkundjet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 goditën në juglindje pranë kufirit me Sirinë, ku tërmete masive shkatërruan të dy vendet më 6 shkurt.
Tërmetet e mëparshme shkaktuan vdekjen e  44,000 njerëzve në Turqi dhe Siri dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.
Ndërtesat e dobësuara nga këto lëkundje u shembën në të dy vendet të hënën.
Agjencia turke e fatkeqësive dhe emergjencave thotë se tërmeti me magnitudë 6.4 ndodhi në orën 20:04 me orën lokale (18:04 GMT), i ndjekur nga tërmeti 5.8 tri minuta më vonë.
Tre vdekjet ndodhën në Antakia, Defne dhe Samandag, tha Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, duke u kërkuar njerëzve të mos hyjnë në ndërtesa potencialisht të rrezikshme.
Soylu tha se 213 persona ishin lënduar gjithashtu./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button