Kaloni te përmbajtja kryesore

Tentuan të vjedhin dele, arrestohen tre persona

 

Tre persona janë arrestuar në fshatin Janjevë të Lipjanit, pasi që të njëjti kanë tentuar të vjedhin dele. Siç bënë të ditur policia e Kosovës rasti ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 22:12.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë kapur duke tentuar të vjedhin dele në stallën e viktimës mashkull kosovar”, ka njoftuar policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button