Fermerët çekë bllokojnë Pragën

Qindra bujq që drejtonin traktorë dhe automjete të tjera bujqësore u mblodhën në kryeqytetin çek, Pragë, në orët e para të së hënës për të protestuar kundër politikave bujqësore të Bashkimit Evropian dhe qeverisë çeke.

Një kolonë traktorësh bllokoi një rrugë pranë ministrisë së bujqësisë ndërsa fermerët zhvillonin një tubim jashtë ndërtesës, transmeton rtv21.

Bujqit çekë nisën protestën në orët e hershme të mëngjesit duke bllokuar rrugët. Protesta të ngjashme janë zhvilluar në të gjithë BE-në javët e fundit.

Bujqit ankohen se politikat e bllokut prej 27 vendesh për mjedisin dhe çështje të tjera janë një barrë financiare dhe i bëjnë produktet e tyre më të shtrenjta se importet jashtë BE-së. Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, ka bërë disa lëshime gjatë javëve të fundit, duke përfshirë planet për të përgjysmuar përdorimin e pesticideve dhe substancave të tjera të rrezikshme. Megjithatë, protestat janë përhapur./RTV21/21Media

Back to top button