Tërhiqet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë tërhequr një mjet të pashpërthyer në afërsi të urës së Gjakut në Mitrovicë.
“Sot me datë 17.09.2021, rreth orës 11:11, është pranuar informata për tri mjete të dyshuara të pashpërthyera. Kompania e Ujësjellësit Rajonal gjatë punimeve në magjistralen e Ulqinit-Adriatikut, afër urës së Gjakut ka hasur në tri mjete të dyshuara të pashpërthyera”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në vend të ngjarjes kanë dal njësit kompetente dhe Njësia e deminimit të Policisë së Kosovës. “Rreth orës 15:09 njësit përkatëse për deminim kanë arritur ta tërheqin një mjet të pashpërthyer, kurse dy pjesë tjera që janë gjetur ne vendngjarje, sipas njësisë se deminimit nuk paraqesin mjete të pashpërthyera”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button