Lajçak: Kosova ka bërë të ditur se s’ka arkiva të UÇK-së, por ka vetëm arkiva shtetërore

Miroslav Lajçak, përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti para se të përmbyll vizitën në Kosovë.
Pas takimit, Lajçak tha se Kosova ka bërë të ditur se s’ka arkiva të UÇK-së, por ka vetëm arkiva shtetërore.
Tutje, ai është shprehur i befasuar  pse në Kosovë ka bërë bujë deklarimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se Kosova e Serbia janë dakorduar për hapjen e arkivave shtetërore, edhe për ato që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Lajçaku ka refuzuar të komentojë deklarimet e Kurtit për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, ndërsa ka thënë se e rëndësishme është që procesi i dialogut po vazhdon.
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ka thënë se takimi i ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë do të caktohet pasi të flasë edhe me palën serbe.
Lajçak do të qëndrojë në Beograd të hënën dhe të martën./21Media

Back to top button