Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, autoritetet paralajmërojnë për cunami

Japonia lëshoi alarme të mëdha për cunami të hënën pas një serie tërmetesh të forta që tronditën zonat perëndimore.
Agjencia Meteorologjike japoneze raportoi për një tërmet që goditi Ishikawan dhe zonat afër, derisa njëri prej tyre ishte me magnitudë 7.4 ballë, shkruan Daily Mail.
Transmetuesi publik japonez NHK TV paralajmëroi banorët të cilët jetojnë në zonat më të larta dhe ata në ndërtesa të larta të largohen sa më shpejtë që është e mundur.