Tërmet në Gjermani

Një tërmet me magnitudë 4.2 ndodhi rreth mesditës të së shtunës, në orën 13:47 me kohën lokale, pranë Balingenit, regjionit të Baden-Wurttembergut në Gjermani. Kështu raportohet nga Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ).
Tërmeti është lokalizuar në një thellësi të cekët prej 10 km. Tërmetet e cekëta ndihen më fort se sa ato të thellat pasi janë më afër sipërfaqes.
Nga të dhënat paraprake sizmike, tërmeti është ndjerë nga shumë persona në zonën e epiqendrës. Nuk raportohet se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button