Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Maqedoninë e Veriut në orën 20:40, transmeton TV21.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Sërbinovës, me një thellësi prej 2 kilometra.
Lëkundjet nga tërmeti janë ndjerë në të gjithë vendin, por me intensitet më të ulë.
Kjo pjesë e Maqedonisë, posaçërisht afër Liqenit të Mavrovës, ka qenë aktive për një kohë të gjatë, por sizmologët thonë se është një aktivitet i rregullt sizmik./TV21