Tërmet në Rumani dhe Kroaci

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter tronditi pak minuta më parë zonën pranë qytetit rumun Drobeta-Turnu Severin, që ndodhet në bregun e majtë të lumit Danub.
Popullsia e qytetit është 105,000 njerëz. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.
Tërmeti është ndjerë në qytetet përgjatë Danubit në territorin e Bullgarisë.
Lëkundjet ndodhi në orën 16:58 dhe sipas Institutit Rumun të Fizikës së Tokës, ajo ishte 8 km e thellë pranë qytetit Targu Jiu, rreth 300 km në perëndim të kryeqytetit Bukuresht.
20 minuta më vonë u regjistrua një tërmet i dytë me magnitudë 3 ballë të shkallës Rihter .
Një tërmet me magnitudë 4.0 ballë të shkallës Rihter goditi qytetin kroat të Banjës rreth orës 16:20 me orën lokale. Informacioni është publikuar nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare./21Media

Back to top button