Vetura shkel për vdekje 61-vjeçaren në Prizren

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit, ku vetura ka goditur për vdekje 61 vjeçaren.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pompë të karburanteve.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjell për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të më tejme./21Media

Back to top button