Tërmeti godet jugun e Shqipërisë

 

Një tërmet i magnitudës  4.0 të shkallës rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në jug të Shqipërisë.

Epiqendra mësohet se ka qenë 2 km larg nga Himara, në afërsi të Borshit me një thellësi prej 10 km.

Tërmeti raportohet të ketë rënë rreth orës 07:27 të mëngjesit të sotëm.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale./oranews

Back to top button